‘Omicron’ në Shqipëri? Manastirliu: Do dërgojmë mostrat për analiza
Instituti i Shëndetit Publik do të dërgojë për analiza në laboratorë të specializuar mostra të pacientëve për të zbuluar nëse varianti i ri i COVID-19, Omicron qarkullon në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë me procesin e vaksinimit. Ajo deklaroi se do të bëhet një vlerësim i gjithë masave aktuale për frenimin e pandemisë, si dhe vendosja e maskave në ambientet e brendshme.
“Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”, tha ministrja Manastirliu.
Që nga nisja e procesit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer në total 2.103.351 doza. Nga këto, 1.072.645 janë doza të para; 961.013 doza të dyta dhe 67.381 doza të treta.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?