Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen 3459 bimë kanabis dhe 8 kg…

1 Shtator 2024 | 13:04

Ka vijuar operacioni anti-drogë në Shkodër, për asgjësimin e bimëve narkotike kanabissativa.

Sipas Policisë, gjatë operacionit ‘Territor i Pastër’ janë asgjësuar 3459 bimë kanabis dhe janë sekuestruar rreth 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

Ndërkohë lidhur me sasinë prej rreth 8 kilogram kanabis, Policia ka shpallur në kërkim një shtetas 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjeç.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore, asgjësohen 3459 bimë kanabis dhe sekuestrohet mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim babë e bir, pasi në oborr dhe në afërsi  të banesës së tyre policia gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

Në zbatim të masave të përcaktuara  në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”,  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj,  kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si  dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjesimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestirmi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.

Konkretisht  në në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në  afërsi të  banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë rast Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjec.

Ndërkohë operacioni ka vijuar me kontrollet në terrene të vështira.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u  asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u  asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

-Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës  u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën

Apeli i GJKKO këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” i cili është dënuar më parë për...
13:46 | 07/07/2026

SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ndaj katër të pandehurve...
13:20 | 07/07/2026

Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat

Kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shoqëruar raportimin e kryetares së këtij institucioni, Mirela Bogdani, në Komisionin Parlamentar. Përballë saj, kreu i komisionit,...
12:37 | 07/07/2026