Operacion kundër lojërave të fatit në Tiranë: Arrestohen 29 persona, 1 në kërkim

23 Nëntor 2024 | 09:52

Një operacion kundër lojërave të paligjshme të fatit është zhvilluar nga autoritetet në kryeqytet mbrëmjen e së premtes.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, janë arrestuar në flagrancë 29 persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të organizimit e lojëra ve fatit, si poker dhe baste sportive online, në zona të ndryshme të Tiranës.

Operacioni bazohej në një hetim të detajuar dhe në inteligjencën policore, e cila identifikoi subjekte dhe individë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Gjatë kontrolleve të ushtruara, janë konfiskuar shuma parash të dyshuara si të përfituara nga lojërat e fatit, 33 aparate celulare, dhe pajisje kompjuterike që shërbenin për këtë veprimtari.

Materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 29 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

1. Kristi Kaso
2. ⁠Kristo Gjoni
3. ⁠Fatjon Lika
4. ⁠Ilir Dervishi
5. ⁠Ermal Hazaferi
6. ⁠Bashkim Alikaj
7. ⁠Erind Patrioti
8. ⁠Darli Kuraj
9. ⁠Marenglen Kloso
10. ⁠Xhenis Muça
11. ⁠Amarildo Pashollari
12. ⁠Albano Babi
13. ⁠Also Rushani
14. ⁠Shkumbin Mehmeti
15. ⁠Sherti Çollaku
16. ⁠Nehat Rexha
17. ⁠Denis Lalmi
18. ⁠Miran Barbullushi
19. ⁠Arben Meçaj
20. ⁠Betin Peta
21. ⁠Klejdi Demiraj
22. ⁠Rei Temellari
23. ⁠Dorjan Sinani
24. ⁠Elio Manaj
25. ⁠Endri Muka
26. ⁠Elzo Lofca
27. ⁠Taulant Ibro
28. ⁠Dorjan Kalemi
29. ⁠Gezim Hamlli

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026