Operacioni i kërkim-shpëtimit në Polis, gjenden pas dy ditësh turistët gjermanë
Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistët gjermanë, të cilët prej rreth dy ditësh kishin humbur kontaktet në zonën malore të Polisit. Turistët janë gjetur këtë të martë shëndoshë e mirë në zonën e Stravajt, në Bashkinë Prrenjas, pas një operacioni intensiv të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Sipas informacioneve paraprake, dy turistët kishin mbetur të bllokuar pranë malit të Gaferrit, në zonën e Sopotit, pasi automjeti me të cilin udhëtonin kishte pësuar defekt në një rrugë të thellë malore. Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik, ata nuk kanë mundur të komunikojnë me familjarët apo autoritetet.
Menjëherë pas denoncimit të humbjes së kontakteve, policia dhe ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit nisën kontrollet në disa zona të Polisit dhe Sopotit, duke u bazuar në itinerarin e lëvizjeve të turistëve.
Pas kërkimeve në terrenin e vështirë malor, ekipet arritën t’i lokalizonin dy shtetasit gjermanë pranë automjetit të dëmtuar. Sipas autoriteteve, ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Operacioni u mbyll me sukses, ndërsa autoritetet vlerësuan bashkëpunimin mes Policisë, ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe banorëve të zonës që ndihmuan me informacione gjatë kërkimeve.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse