Operacioni i SPAK-ut, Bushati: Dihej që arrestimet do kryheshin sot
Analisti Andi Bushati nuk e konsideron si një ‘rizgjim’ të SPAK-ut, operacionin e ndërmarrë këtë të enjte nga ky institucion, ku u lëshuan 32 urdhër arreste, në Elbasan, Durrës e Tiranë për goditjen e grupeve kriminale.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se dihej më parë se këto arrestime do të kryheshin ditën e sotme.
“Unë nuk e kam për zakon që të nxjerr biseda private, por unë dhe ti Baton po flisnim në televizone të ndryshme dhe të dy drejtuesit e emisioneve na kishin thënë që të enjten do kishte arrestime. Kur e dinim ne që të martën do kishte arrestime, ata që ia kanë mbathur kujton se nuk do e dinin? Prandaj kanë ikur, sepse ishte një sekret publik që do kishte arrestime. SPAK-u që ty të duket i zgjuar, mua vazhdon të më duket i fjetur”, tha Bushati teksa debatonte me analistin Baton Haxhiu.
Bushati tha se asnjë nga krerët e grupeve kriminale nuk është arrestuar.
“Duhet të bëjmë bilancën e fakteve. Bilanci i fakteve është që asnjë nga krerët e grupeve kriminale nuk është kapur. Unë besoj se nuk jam aq i vërber sa t’i shoh që kur kriminelët ikin, njësoj si ata të inceneratorëve, t’i quaj këto rastësi. Janë bërë shumë rastësi për t’i besuar si të tilla. Prandaj, SPAK-u nuk është zgjuar”, tha analisti.
Sipas tij, prej 9 vitesh, që kur Partia Socialiste ka marrë drejtimin e vendit, kriminelët kanë shkuar në drejtim të paditur teksa shtoi se këto nuk mund të jenë të rastësishme.
“Sot kemi 9 vite në pushtet që kriminelët ikin non stop në drejtim të paditur. Nuk mund të flitet për drejtësi nëse një njeri që mund të akuzohet se ka porositur 30 vrasje, sot nuk është në qeli por mund të jetë në Dubai. Nuk ka njeri të besojë se këto ikje janë të rastësishme”, deklaroi Bushati.
Ndërsa, Haxhiu e konsideroi si të suksesshëm operacionin e sotëm të SPAK-ut, teksa tha se shumë prej kriminelëve që përbën rrezikshmëri për shoqërinë shqiptare, janë kapur.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:53 Përfundon mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama del nga selia e PS me Ballën. Takim edhe me kryebashkiakët
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit