Operacioni/ Inspektorë të AZHBR dhe veterinerë në hetim për falsifikim dokumentesh

28 Nëntor 2025 | 11:43

Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, ka finalizuar pas një hetimi 18-mujor operacionin policor të koduar “Green Code”, duke zbuluar mashtrime në skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët.

Si rezultat i hetimit, u pezulluan nga detyra dy inspektorë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Ruralit, AZHBR dhe gjashtë veterinerë të Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.

Ndërkohë, një inspektor i AZHBR-së është shpallur në kërkim nga policia.

Hetimet tregojnë se këta punonjës, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar aktet e verifikimit dhe kontrollit në fermat përfitues, duke përfituar në mënyrë korruptive shuma prej 10,000 deri 50,000 lekësh, me dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Materialet proceduriale tashmë janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026