‘Paratë e BE për inceneratorët’, AZHBR: Sulme politike, fondet monitorohen

9 Gusht 2022 | 19:08

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural mohon akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar.

Ajo thotë se të gjitha paratë që vijnë nga Europa për projekte e investime në ferma, monitorohen, çka e bën të pamundur devijimin e tyre.

Reagimi vjen pas investigimeve në media dhe daljeve të opozitës, se 310 mijë euro që duhet të shkonin për fermat bujqësore, janë përfituar nga një punonjës i inceneratorit të Tiranës.

Por, AZHBR, institucioni që administron fondet e IPARD të Bashkimit Europian deklaron se kemi të bëjmë vetëm me sulme politike.

“Akuzat e pavërteta të subjekteve politike synojnë të përbaltin punën e kryer vitet e fundit, për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, modernizimin e saj dhe rritjen e punësimit në sektor. Alibia e papërgjegjshme për ‘keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian’ është e dënueshme”, thuhet ne reagimin e AZHBR.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026