Operacioni me 14 të arrestuar në Elbasan, sekuestrohen armë dhe pajisje policie

14 Tetor 2025 | 11:02

Një operacion i mirëorganizuar i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe ato Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, ka çuar në finalizimin me sukses të aksionit të koduar “Fast”, i fokusuar në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë 14 shtetas këtë hënë, të gjithë me precedent të theksuar penal në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve. Ata u kapën në një lokal në fshatin Bradashesh, në pronësi të një prej të arrestuarve, shtetasit T.Z., ku shërbimet e policisë ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacioneve operative.

Çfarë u sekuestrua gjatë operacionit?

Gjatë kontrolleve në lokalin dhe banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi:

  1. 3 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak

  2. Pajisje elektroshot (dorezë neuroparalizuese)

  3. 4 radio komunikimi si ato të Policisë

  4. Jelek me mbishkrimin “Policia”

  5. Send metalik dhe objekt sinjalizues në formë pistolete

  6. Thikë, shkop metalik, DVR, 13 celularë, 4 automjete dhe një shumë parash

Të arrestuarit janë identifikuar si Endri Doda, Ervin Cani, Akil Kërtusha, Blerim Heta, Maksim Suci alias Lika, Stefan Mehmeti, Ergys Tusha, Jurgers Mullahi dhe Hanson Mullahi. Mes tyre janë edhe ish- kandidati për deputet Bujar Muça.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026