Operacioni i rrallë në QSUT, mjeku: Fëmija kishte qime në trup, epilepsi e deformime
Mjeku maxillofacial Arlind Myftari ka folur rreth operacionit të suksesshëm të zhvilluar në QSUT te një fëmijë 6 vjeçar, rast që u bë publik dhe mori vëmendje të gjerë.
Në një intervistë për Good Morning Albanians në EuroNews, Myftari tha se që nga lindja fëmija kishte shfaqur fillimisht vetëm shenja të qimeve të shtuara dhe më pas iu zhvillua epilepsia dhe deformimi i nofullave.
Ai tha se që nga mosha 1 vjeçare ai ishte mbajtur në trajtim të vazhdueshëm për epilepsinë, deri në momentin e shfaqjes së simptomave të tjera.
Myftari shtoi se operacioni i zhvilluar ishte mjaft i vështirë, pasi nuk kishte asnjë informacion rreth kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Ndërhyrja ishte e rrallë dhe patologjia ishte e rrallë. Është një sëmundje e re. Veç simptomave nuk kishte asnjë të dhënë tjetër për ndërhyrje kirurgjikale. Janë 5 patologji që shoqërojnë këtë sëmundje, deformimi i fytyrës, shqtimi i qimeve në disa pjesë të trupit, epilepsia, prapambetja mendore dhe deformimi i nofullave.
Nofulla kishte dalë sipër buzës dhe pjesa estetike nga familjarët ishte pak e vështirë për t’u pranuar. Fëmija ishte lindur me lindje cezariane. Deri në moshën një vjeç ka qenë me ushqyerje normale.
Pas moshës 1 vjeç filloi epilepsia, pasi kur lindi kishte vetëm qime të shtuara dhe vetulla të trasha. Kishte vijuar një mjekim anti-epileptik për rreth 2 vite. Më pas ishte shfaqur edhe deformimi i nofullave pas moshës 3 vjeç”, është shprehur Myftari.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike