Detajet/ Goditet organizata e trafikut të drogës, sekuestrohen miliona € pasuri

21 Maj 2025 | 08:46

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër një rrjeti të gjerë kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës ka nisur këtë të mërkurë nga Drejtoria Hetimore e Antimafias së Barit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Janë lëshuar 52 urdhër-arreste në lidhje me akuzat për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre ndërsa në të njëjtën kohë u urdhërua sekuestrimi i disa aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme në Itali dhe Shqipëri, me vlerë disa miliona euro.

Këto sekuestrime synojnë të godasin të ardhurat e grumbulluara nga aktivitetet e paligjshme dhe të çmontojnë strukturën ekonomike të organizatës.

Hetimet kanë zbuluar se ky aktivitet kriminal ishte pjesë e një sistemi të konsoliduar të trafikimit të kokainës dhe heroinës, me rrugë që lidhin Ballkanin, Pugliën dhe Evropën Veriore.

Në aksionin e shtrirë në disa qytete morën pjesë forcat e rendit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe përfaqësues të antimafias italiane ndërsa hetimet ndiqen nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Sipas mediave italiane, në listën e urdhër-arresteve ka edhe punonjës policie, avokatë dhe emra të njohur të botës së krimit, të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut dhe për shpërdorim detyre.

Për momentin burimet konfirmojnë arrestimin e dy personave në Vlorë dhe ndalimin në Fier të administratorit të një shoqërie transporti pasagjerësh me autobuz. Po ashtu thuhet se ka masë sigurie edhe për biznesmenin Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.

Operacioni, i quajtur “URA”, u realizua me mbështetje nga Interpol, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë, Policinë Shqiptare, dhe nën koordinimin e Eurojust (selia në Hagë), Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës, si dhe Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës.

Ky aksion është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të përbashkët mes DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, që synon shpërbërjen e organizatave mafioze shqiptare, të cilat janë aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës që prej shumë vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026