Operatori turistik Çipa: Resortet të domosdoshme për të sjellë turistë të huaj
Operatori turistik Arben Çipa tha në studion e Barometrit në Euronews Albania se sipas tij, ndërtimi në bregdet është investim i mirë për të sjellë turistë të huaj.
Për operatorin Çipa, kjo gjë është provuar nga resortet turistike të ndërtuara në Durrës, të cilat sipas tij kanë tërhequr turistë të huaj. Për Arben Çipën, resortet janë të domosdoshme pasi ka kërkesë të lartë.
“Rezortet turistike në këtë moment janë të domosdoshme, pasi kërkesa është shumë e lartë”, u shpreh z. Çipa.
Arben Çipa tha se turizmi i huaj që zgjat 1-4 muaj mban në këmbe industrinë e turizmit në Shqipëri.
“Kur ka kërkesë, nuk ka si të mos i përgjigjesh me ndërtim”, tha Arben Çipa.
Ndërsa për aktivistin mjedisor Ened Mato, betonizimi i natyrës është i papranueshëm, pasi të gjithë turistët, si shqiptarët ashtu edhe të huajt, tërhiqen nga bukuritë natyrore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor