Opozita bashkon votat me PS, miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore
Të enjten në mbrëmje u miratua në parlament ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Vendimi u mbështet nga të dyja palët, me opozitën që bashkoi votat me mazhorancën socialiste për krijimin e komisionit me 105 vota pro dhe vetëm 1 kundër.
Nga grupi parlamentar i PD-së në Komision do të marrin pjesë: Oerd Bylykbashi si bashkëkryetar, Ivi Kaso anëtar, Gent Strazimiri anëtar, Albana Vokshi anëtare, Gjin Gjoni anëtar, Arian Ndoja anëtar zëvendësues, Klevis Balliu anëtar zëvendësues dhe Elda Hoti anëtare zëvendësuese.
Anëtarët e PS-së për Komisionin e Reformës Zgjedhore janë: Damian Gjiknuri bashkëkryetar, Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu.
Ndërsa deputetët socialistë zëvendësues janë: Aulona Bylykbashi, Ermal Pacaj, Ermal Elezi, Erion Malaj dhe Erjona Ismaili.
Po ashtu, u miratua edhe ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale.
Anëtarët e PS-së për Komisionin e Reformës Territoriale janë: Arbjan Mazniku bashkëkryetar, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj.
Anëtarët zëvendësues socialistë janë: Tërmet Peçi, Etleva Budini, Aulona Bylykbashi, Agron Malaj dhe Vasil Llajo.
Anëtarët e PD-së në Komisionin për Reformën Territoriale janë: Luçiano Boçi bashkëkryetar, Jorida Tabaku anëtare, Bledion Nallbati anëtar, Xhelal Mziu anëtar, Ramadan Likaj anëtar, Eno Bozdo anëtar, Greta Bardeli anëtare zëvendësuese, Bardh Spahia anëtar zëvendësues, Igli Cara anëtar zëvendësues dhe Ina Zhupa anëtare zëvendësuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë