Opozita e kërkon në Kuvend, Rama shkon për inspektim në Orikum-Dukat
Seanca e fundit parlamentare që po zhvillohet këtë të enjte po shoqërohet me debate të shumta, pasi deputetët e opozitës kërkojnë që të kenë një interpelancë për inceneratorët me kryeministrin Rama.
Kërkesat e tyre janë refuzuar ndaj ata kanë bllokuar foltoren dhe nuk lejojnë vazhdimin e seancës me rendin e ditës. E ndërsa në Kuvend vazhdojnë debatet kryeminstri Rama është larguar nga Tirana për të inspekruar akset e reja në Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi i shoqëruar me ministren Belinda Balluku.
“Në akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, ende në punë e sipër po të hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve.
Në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar, ndërkohë që po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu në Himarën dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave, e cila do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe çlirimin e trafikut në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në Turizëm”,-shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë