Opozita hap fushatën në Himarë, kreu i OMONIA: S’kemi nevojë për jabanxhinj politikë

17 Korrik 2024 | 19:47

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria ka nisur fushatën në Himarë. Ndalesa e parë, ku po zhvillon prezantimin me banorët e zonës është Himara fshat.

Të shumtë personat që po marrin pjesë në takim. Krahas tyre prezent kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, sekretar i përgjithshëm i Partisë se Lirisë Tedi Blushi, kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afroviti Dhimojani, si dhe sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike Ivi Kaso

Sekretari i OMONIA, Marin Suli tha në fjalën e tij në mitingun e organizura me banorë të zonës se Himara do të bëjë në 4 gusht një 14 maj të dytë si e vetmja mënyrë për të nxjerrë nga burgu politik Fredi Belerin.

“Të bëjmë një 14 maj të dytë në 4 gusht. Himara nuk ka nevojë për jabanxhinj politikë, nuk mund të ketë unitet me jabanxhinj politikë por me burra, djem e të rinj të Himarës. Himara nuk do jetë kurrë në unison me republikën private të Edi Ramës, Himara do jetë për pasuritë dhe pronat e veta. Petro Gjikuria është kandidati ynë dhe kryetari i ri i Himarës”, tha Suli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026