Opozita kërkon debat pa kufizime në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve merr vendimin

17 Shtator 2025 | 11:48

Në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar këtë mërkurë, opozita ka kërkuar që në seancën parlamentare të nesërme të zhvillohet një debat pa kufizime kohore mbi programin e ri qeverisës dhe prezantimin e kabinetit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se “është një moment i rëndësishëm për vendin dhe çdo deputet duhet të ketë mundësinë për të shprehur qëndrimin e tij mbi programin qeverisës”.

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që koha e diskutimeve për deputetët në seancën plenare të jetë e kufizuar në 10 minuta për secilin. Përjashtim bën vetëm kryetari i PD-së apo i grupit parlamentar të saj, të cilët do të kenë të drejtën e fjalës në një kohë të barabartë me atë të kryeministrit Edi Rama.

Seanca e së enjtes pritet të jetë maratonë dhe e pandërprerë, duke shënuar një ndër seancat më intensive të këtij sesioni parlamentar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026