Opozita në revoltë, mazhoranca me bakllava- Gjylameti: Mesazhi që donim të jepnim

2 Nëntor 2023 | 22:13

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se bakllavaja që konsumuan në ditën kur PD bllokoi Komisionin e Ekonomisë përcillte një mesazh.

Sipas saj ëmbëlsira u përdor për të pritur deputetët e opozitës si miq, meqë thanë se do të vinin.

Gjylameti dënoi ashpër mungesën e komunikimit dhe tentativën për të bllokuar votimin e ligjit më të rëndësishëm.

“Bakllavanë e morën për t’i pritur si miq, meqë na kishin paralajmëruar se do të vinin. Miratohet ligji i buxhetit të shtetit, flasim për indeksimin e pensioneve, që do të thotë njerëzit që kanë kontribuar më shumë për këtë vend. Ndryshe nga ju [PD] që në fund të vitit, sikundër do i tekej Saliut, i tekej një vit do jepte një bonus, vitin tjetër nuk i tekej nuk jepte asgjë, la një skemë pensionesh që ishte në faliment të plotë, ka një element që është ndryshe nga ne. Meqë na penguan për të zhvilluar mbledhjen, ne po prisnim për të vijuar mbledhjen. Ndryshe nga zotërinjtë që pasi bllokuan mbledhjen e ligjit më të rëndësishëm për të gjithë ata që i kanë votuar…nëse vërtetë kanë aq shumë rëndësi ata 500 mijë zgjedhës që i kanë votuar, hajde të diskutojnë atje, jo të pengosh diskutimin e ligjit më të rëndësishëm,” – deklaroi Gjylameti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026