Opozita në RMV fajëson qeverinë për ngjarjen në spitalin e Tetovës
Spitali ku ndodhi tragjedia e zjarrit në Tetovë nuk dihet nëse ka marrë pranim teknik për t’u përdorur për trajtimin e pacientëve, tha për Euronews Albania Arben Taravari, kryetar i Komunës Gostivar dhe sekretar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Arben Taravari fajësoi qeverinë e RMV-së për indiferencë, ku tha për ministrat dhe kryeministrin e vendit se e vështruan zjarrin në spitalin e Tetovës nga “makinat e tyre luksoze”.
“Në orët e brendshme kur u nisa për në Tetovë për të parë gjendjen, të shihje ministrat, kryeministrin dhe funksionarë të tjerë me makina “Audi A8”, duke fotografuar me makina të blinduara, duke bërë sesione fotografish dhe duke u kthyer në shtëpitë e tyre”, u shpreh z. Taravari.
Taravari tha se në po të njëjtin spital, i cili është ndërtuar para pak muajsh, disa ditë më parë u raportuan probleme me gypat e oksigjenit, mirëpo “institucionet kompetente shëndetësore pavarësisht alarmeve e injoruan lajmin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë