Orav: BE-ja synon ta afrojë Kosovën sa më pranë Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, theksoi angazhimin për të afruar Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.
Orav nënvizoi se BE-ja, si donatori më i madh në Kosovë, po mbështet projekte në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia dhe menaxhimi i mbetjeve.
“Ishte e mirëpritur të bisedoja me Kryetarin e Komunës dhe gjithashtu me ekipin e tij, për të mësuar më shumë rreth Prishtinës, rreth problemeve, rreth sfidave dhe për të mësuar gjithashtu se si BE-ja dhe komuna mund të punojnë më ngushtë së bashku. Sepse synimi është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. BE-ja është donatori më i madh këtu në Kosovë”, shprehet Orav.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se kryeqyteti ka ndërmarrë hapa për përmbushjen e detyrave të kërkuara nga BE-ja, duke u fokusuar në zhvillime infrastrukturore dhe kulturore.
“Diskutuam mbi sfidat që i kemi si kryeqytet dhe mundësitë për bashkëpunim sidomos në investimet, tash në muzeun, sallën koncertale, mënyrat se si mund t’i tejkalojmë problemet e tanishme, në mënyrë që të krijojmë hapësira të mirëfillta edhe për komunitetin e artit, kulturës, arsim, shëndetësi dhe për sfera të ndryshme në kryeqytet…Ne kemi bërë hapa për t’i përmbushur të gjitha detyrat të cilat na jepen prej komunitetit evropian si kryeqytet, t’i përmbushmi ndoshta edhe para kohe sepse kemi mundësi”, tha Përparim Rama.
Orav dhe Rama vizituan disa objekte të rëndësishme në Prishtinë, si Sahat Kulla dhe “TechPark” në Bërnicë, ku Orav u njoh me startup-et e mbështetura nga BE-ja, duke diskutuar për zhvillimin e sektorit teknologjik në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit