Orban: Trump është “presidenti i paqes”
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha pas një takimi me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se Trump është “presidenti i paqes”, sepse, ndërsa ai ishte në detyrë, paqja mbretëroi në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Orban në një video që agjencia MTI e ka publikuar sot, ka thënë se tani nuk do të kishte luftë në botë nëse Trump do të ishte ende president i SHBA-së.
Orban tha se është krenar që Hungaria është ndër vendet që duan paqen në botë.
Shkëmbimi tregtar midis Hungarisë dhe SHBA-së ka tejkaluar nëntë miliardë dollarë dhe ka plane për ta përmirësuar atë, theksoi Orban.
Orban vuri në dukje se u takon amerikanëve të vendosin se si do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, megjithëse, siç tha ai, hungarezët besojnë se do të ishte më mirë për botën dhe Hungarinë nëse Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 10:17 Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor
- 09:42 Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
- 09:30 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para