Organizatat mjedisore lajmërojnë protesta kundër ligjit për “Zonat e Mbrojtura”
Organizatat kryesore mjedisore shqiptare lajmëruan protesta për të kundërshtuar ligjin për “Zonat e Mbrojtura” që pritet të kalojë për votim në seancë plenare në Parlamentin shqiptar të enjten.
Sipas organizatave “projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura”.
“Ky projekt-ligj kërcënon dekada përpjekjesh dhe investimesh të ruajtjes për të mbrojtur pasurinë natyrore të Shqipërisë”, thuhet në një deklaratë të Organizatës shqiptare të Mbrotjes së Natyrës, PPNEA.
Me herët organizata tjetër e Orintologëve të Shqipërisë dhe 56 organizatat kryesore mjedisore e kishin kundërshuar ashpër projekt-ligjin.
Sipas organizatave “qeveria Shqiptare ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar votimin e këtij ligji, duke kërcënuar në mënyrë serioze integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Deputetët e mazhorancës të Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin miratuan të hënën në një mbledhje online variantin final të projekt-ligjit duke shpërfillur kërkesën e përfaqësuessve të shoqërisë civile, që i kërkuan parlamentit dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin një proces të gjerë këshillimi.
Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato përmes një statusi në rrejtin X pak ditë më parë kishte këkruar që “çdo ndryshim në ligjin aktual t`i nështrohet një konsultimit të plotë, të bazuar në fakte, ku të përfshiheshin të gjithë aktorët”
Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore lidhet me projekt-ligjin e ri, ai që i jep Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda “Zonave të Mbrojtura”.
Nga pamjet e publikuara nga Kuvendi lidhur me vendimarrjen e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese miratohet pa ndryshim nenin 33, i propozuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit sipas të cilit lejohen: “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.
Projektligji për Zonat e Mbrojtura u paraqit si fillim nga 12 deputetë të shumicës socialiste, të cilët argumentonin se ishte kërkesa e disa kryetarvë të Bashkive që ndryshimet të përshtateshin me nevojat e zhvillimit.
Deputetët propozonin në variantin fillestar administrimin nga bashkitë të 20% të territorit të Zonave të Mbrojtura .
Por drafti i 12 deputetëve u rrëzua pasi Qeveria dërgoi në Kuvend një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi” ku i jepet autoritet Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit për lejet zhvillimore brenda zonavetë Mbrotjura.
LEXONI GJITHASHTU:
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
Shpërthimi në kompleksin Ras Laffan në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
- 12:46 Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?
- 12:42 Lavrov: Perëndimi ka dështuar si ndërmjetës për Ukrainën, nuk mund të merret seriozisht
- 12:35 Botërori 2026! 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi
- 12:32 Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar
- 12:32 Rusia mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, paralajmëron: Rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë
- 12:21 Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike