OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE-ODIHR) ka publikuar raportin e tij përfundimtar lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.
Raporti i ODIHR evidenton rastet e presionit mbi votues dhe përdorimin e administratës publike për fushatë elektorale ndërsa thuhet se zgjedhjet u zhvilluan nën një klimë të polarizuar partiake ku disa prej kandidatevë nuk patën terren te barabartë.
Sipas raportit, procesi i numërimit të votave, i cili u ndoq nga vëzhgues ndërkombëtarë në shumicën e qendrave të numërimit, u karakterizua nga disa probleme dhe sfida që ndikuan në rrjedhën e procesit.
Në raport evidentohen tensione, vonesa dhe ndërhyrje nga vëzhgues partiakë në disa qendra, si dhe mungesa e aksesit të plotë në disa raste.
Gjithashtu, raportohet për praktika të dobëta në trajnimet e numëruesve dhe vonesa në shpërndarjen e protokolleve, duke ngadalësuar dhe komplikuar procesin e përfundimit të rezultateve.
Megjithatë, OSBE-ODHIR vlerëson se numërimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të rregullt, duke theksuar nevojën për përmirësime në organizimin dhe transparencën e zgjedhjeve në të ardhmen.
Në raport theksohet nevoja urgjente për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, që duhet të bëhet përmes një procesi konsultativ dhe transparencë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Një tjetër rekomandim kryesor është depolitizimi i administratës zgjedhore, sidomos në nivelet më të ulëta, për të siguruar stabilitet dhe profesionalizëm gjatë procesit.
Raporti kërkon gjithashtu përmirësimin e trajnimeve për ekipet e numërimit të votave, me standardizim të procedurave dhe përgatitje adekuate për të gjithë anëtarët, edukimin e votuesve mbi përdorimin e votimit elektronik duhet të intensifikohet për të rritur ndërgjegjësimin dhe pavarësinë e votuesve gjatë procesit dhe ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale.
Gjithashtu, OSBE-ODHIR rekomandon që aktivitetet parazgjedhore të përcaktohen qartë si pjesë e fushatës dhe të nënshtrohen raportimit dhe kontrolleve të rrepta, ndërsa pamjet e partive dhe zyrtarëve të qeverisë duhet të etiketohen si reklama politike dhe të ndalohen në programet editoriale.
Këto masa synojnë të garantojnë një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë aktorët politikë.
OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE-ODIHR) ka publikuar raportin e tij përfundimtar lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve. pic.twitter.com/RG9iCAnnfI— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 23, 2025
Pjesë nga raporti
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar