“OSCARS 2024”/ Filmi “The Holdovers” ka nominime e një akuzë për plagjiaturë
Filmi ‘”The Holdovers’’ me skenar të David Hemingson është akuzuar për pagjiaturë për shkak të ngjashmërisë me skenarin e filmit te papublikuar te vitit 2013 “Frisco”.
Filmi i nominuar për ‘Oscar’ ‘The Holdovers’, një pretendent kryesor për çmime i nominuar pesë herë për Filmin më të mirë, aktorin më të mirë, aktoren më të mirë dytësore, skenarin më të mirë Origjinal dhe Montazhin më të mirë të filmit po përballet me polemika vetëm disa orë para ceremonisë së OSCARS.
Filmi i Alexandër Payne, me skenar nga David Hemingson, është akuzuar për plagjiaturë rresht pas rreshti.
Ajo që është më e keqja është se filmi është nominuar për skenarin më të mirë origjinal, kundër Maestro, Anatomy of a Fall, May Decembre dhe Past Lives.
Sipas shkrimtarit të Luca dhe Paddington 2, Simon Stephenson, skenari ka ngjashmëri të habitshme me skenarin e tij të papublikuar të vitit 2013, Frisco, që flet për një pediatër cinik, i cili e gjen veten duke u kujdesur për një pacient adoleshent për disa ditë.
Në The Holdovers Paul Giamatti, një favorit për të fituar aktorin më të mirë sonte së bashku me Cillian Murphy për Oppenheimer, luan rolin e nje mësuesi cinik te lodhur nga bota, i cili kujdeset për një student adoleshent.
Stephenson paraqiti dokumente që krahasonin skenat nga të dy skenarët dhe i dërgoi ato në Shoqatën e Shkrimtarëve të Amerikës në janar dhe nëse The Holdovers fiton ndonjë Oscar sonte, dhe parashikohen potencialisht dy, këto fitore do të errësohen nga një polemikë e tmerrshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë