Osmani: Akti terrorist nuk ishte ndaj Kosovës por ndaj paqes dhe stabilitetit

5 Tetor 2023 | 12:48

Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen sot në Granadë të Spanjës, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dhënë një deklaratë për mediat duke thënë se sulmi i 24 shtatorit në Veri të Kosovës, nuk ishte ndaj shtetit por ishte një akt terrorist kundër paqes dhe stabilitetit.

Ajo theksoi se nuk kanë konfirmuar takime ballë për ballë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe nëvizoi nevojën e sanksionimit të Serbisë nga komuniteti ndërkombëtarë.

“Çdo gjë që ndodhi me datë 24 shtator nuk do ta ndihmojë situatën për të qenë e stabilizuar. Ai akt terrorist nuk ishte kundër Kosovës por ishte kundër paqes dhe stabilitetit që po përpiqeshin të krijoheshin. Ne nuk kemi konfirmuar takime ballë për ballë, por të tilla biseda bëhen edhe në momentet që jemi në grupime më të mëdha”-tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në...
16:40 | 10/07/2026

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në...
16:35 | 10/07/2026