Osmani dhe Kurti takojnë Sekretarin amerikan të Shtetit në Uashington
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington.
Osmani dhe Kurti ndodhen në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares së shtetit, mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, raporton KosovaPress.
Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1 400 persona do të mblidhen në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar Albright.
Albright e cila ndërroi jetë me 23 mars në moshën 84-vjeçare, ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së shtetit.
Ajo ka luajtur një rol kryesor për të bindur administratën e Bill Clinton në ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër Sllobodan Millosheviçit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës
Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…