Osmani: E pamoralshme që targat e Millosheviçit të ecin lirshëm nëpër Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me vendimin për targat ilegale, ka deklaruar se Kosova është shtet i sundimit të ligjit dhe duhet t’i jepet fund ndikimit të bandave kriminale të cilat i kërcënojnë qytetarët serbë dhe çdoherë kur ata dëshirojnë t’i përdorin targat e ligjshme të Kosovës, kërcënohen nëpërmjet djegies së shtëpive, djegies së automjeteve etj.
Osmani i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin e Maltës, George Vella.
Sipas saj, çështja e targave është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit sepse mbi 90 për qind të serbëve që jetojnë në Kosovë, tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme.
Pra e kanë respektuar ligjin dhe njëkohësisht kanë kontribuar në sundim të ligjit dhe në trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë para ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
- 17:13 Aksident i rëndë në Vietnam, autobusi përplaset me argjinaturën dhe merr flakë! 7 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO)
- 17:03 Presidenti i Libanit takim me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja e Izraelit
- 17:02 Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona