Osmani: I fabrikuar lajmi se 15 shqiptarë kanë sulmuar policinë serbe
Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar kategorikisht lajmin e televizionit serb se disa shqiptarë kanë sulmuar me armë xhandarmërinë serbe, duke e quajtur propagandë e Serbisë për të dëmtuar imazhin e Kosovës.
E para e vendit tha se kjo është vetëm një dëshmi qe Serbia veç sulmeve me grupe paramilitare terroriste, përdor edhe propagandën.
“Një prej mjeteve kryesore që Serbia e ka përdorur përgjatë historisë është propaganda, shumë e rrezikshme sepse edhe sot me zhvillime të reja teknologjike mund të prodhoj gjithçka është në formë e luftës së vazhdueshme me mjete jo tradicionale. Përtej sulmeve me grupe paramilitare terroriste në Banjskë, përdorë edhe propagandë për të krijuar frikë provokime tensione për të tentuar që të rikthehet dhuna në shtetin tonë dhe rajonin tonë.
Bëj thirrje qytetarëve që të konfirmojnë e rikonfirmojnë lajmet sidomos kur kanë burimin në Serbi. Ata gënjyen se kinse kanë pasur gjuajtje nga Kosova drejt Serbisë keni pa edhe deklaratën e policisë që ka demantuar atë”, tha ajo.
Presidentja Osmani ka sqaruar dhe arsyetuar deklaratën e saj, pjese e intervistës që ka realizuar për POLITICO, ku ka thënë se ajo çfarë ka menduar ishte numri i rasteve, ku bandat serbe kanë qenë të përfshira në krime.
“Kemi dhënë një sqarim zyrtarë në intervistën që e kam dhënë në Politico, janë bërë ndryshimet e nevojshme, ajo çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve. Bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste, çoftë të keqpërdorimit të votave të vitit 2021 e tutje, presioni i vazhdueshëm ndaj qytetarëve serbë, futjes ilegale të armëve në Kosovë, dhunës ndaj qytetarëve, ka pasur edhe sulme ndaj gazetarëve, 93 raste kemi vetëm të sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, kemi me qindra e qindra raste ku bandat serbe kanë qenë të involvuara në krime, pra kam menduar për raste dhe ka qenë diçka shumë e paqëllimshme që është bërë, as politico nuk e shfrytëzon atë, nuk ka dalur në media ndërkombëtare’, shtoi Osmani.
Në intervistën për POLITICO, duke ecur në Berlin, Osmani deklaroi se në këto pesë vitet e fundit, “janë çmontuar mbi 900 banda kriminale”.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona