Osmani: Iranianët e “hengrën” Assadin për darkë para se ai t’i hante për drekë…

10 Dhjetor 2024 | 22:56

Kreshnik Osmani, ekspert i gjeopolitikës dhe lindjes së mesme ishte këtë të martë në “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku foli për zhvillimet e fundit në Siri ku u rrëzua regjimi i Bashar al-Assadit.

Osmani tha se Irani dhe Rusia patën interes ta lëshonin Assadin dhe nga kjo gjë më tepër përfitime sipas ekspertit pati turqia e cila diti të shfrytëzojë më mirë momentin gjeopolitik.

“Në këtë rast të gjitha fuqitë e botës u bën bashke dhe e futën otën ën n ëj epokë të re gjeopolitike e cila filloi tashmë me ardhjene  Donald Trumpit. Para Donald Trump kemi 7 tetorin dhe nisjen e konfliktit Izrael-Hamas i cili do të shpërthente pasojat e tij në Lindjen e Mesme dhe në atë kohë nisi plan ii Benjamin Netanjahut për rigormatimin e lindjes së Mesme. Nga ana tjetër Perëndimi e pa dhe mori vendimin që shumicës ti kthejë të drejtën sepse në të gjithë historinë nuk ndodh që pakicat të drejtojnë shumicat, rasti i Assadit ishte një përjashtim.

Erdhi momenti për të riformatuar Lindjen e Mesme dhe për të dobësuar Iranin, i cili pa Sirinë dhe pa Hezbollahun do eleminonte rrezikun për Izraelin. Këtu ndërhyn dhe faktori Turqi, Rusi  dhe Iran. Iranianët e hëngrën Assadin për drekë para se ai ti hante për darkë. E lëshuan edhe ata edhe rusët. Nga ana tjetër Turqia kishte më shumë se një plan. Për të rikthimi i legjitimitetit në Siri ishte rikthimi i sunizmit politik, një pjesë të të cilit Erdogan e përfaqëson. Erdogan së bashku me Hakan Fidanin inteligjent rrëmbyen momentin gjeopolitik, qoftë për të bërë marrëveshje me Donald Trump dhe për të shtuar ndikimin e tij në Lindjen e Mesme”,-tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026