Osmani: Kemi përmbushur kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat për në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shteti ka përmbushur të gjitha kushtet që ta fitojë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit të parë me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022 dhe është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat.
Në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian u tha se Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.
Në takim mes Osmanit dhe Oravit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë ato të sigurisë, njoftoi Presidenca e Kosovës.
Së fundi, Qeveria e Kosovës është përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare pas disa veprimeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Më 30 gusht, Policia e Kosovës mbylli pesë institucione paralele serbe, që konsiderohen të paligjshme në Kosovë.
Ky aksion u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që e cilësuan si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.
BE-ja tha se ky aksion “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”./ REL
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit