Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

16 Qershor 2025 | 22:17

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar vendin në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Tiranë.

Pas përfundimit të punimeve, Osmani ka ndarë një reagim në rrjetet sociale, ku falënderon Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për mikpritjen dhe lidershipin në këtë takim të nivelit të lartë.

Në adresimin e saj, Osmani thekson se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës.

Ajo nënvizon se është koha për veprime konkrete dhe të merituara nga ana e BE-së për Kosovën, duke përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim.

Sipas saj, orientimi strategjik i Kosovës është i palëkundur dhe i qartë: drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si pjesë natyrale e familjes euroatlantike.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë”, thekson Osmani.

Kujtojmë që Osmani kërkoi heqjen e masave të BE-së ndaj Republikës së Kosovës.

“Unë kam propozuar që të përfshihet edhe një paragraf i tillë, sepse edhe shtetet e BE-së që ishin aty, ashtu si edhe shumë shtete të rajonit, nuk janë kundër. Natyrisht, Shqipëria është një nga shtetet që avokon më shumë për heqjen e masave. Por, siç mund ta prisni, Serbia ishte kundër edhe për një çështje të tillë, e cila në thelb është politike, por në të vërtetë është çështje humanitare, sepse lidhet me projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë,” tha ajo në një prononcim pas samitit të SEECP-së në Tiranë.

Statusi i plotë i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani:

“Faleminderit Presidentit Begaj për mikpritjen dhe lidershipin në këtë samit të nivelit të lartë të liderëve të shteteve të Evropës Juglindore në Tiranë.

Gjatë adresimit tim, theksova se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës.

Prandaj, është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime konkrete dhe të merituara për Kosovën, përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”. shkruan Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026

Bordi i Paqes: Trupat e FSK-së i bashkohen forcës shumëkombëshe për stabilizimin e Gazës

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot kontingjentin e dytë të ushtarakëve të Forcës së...
09:26 | 13/07/2026

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026