Osmani për marrëveshjen: Tani zbatimi është hapi kyç përpara
Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur progresin në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për energjinë, duke thënë se ajo është e një rëndësie vendimtare.
Përmes kësaj marrëveshje të arritur, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës,të banuara më shumicë serbe, që nuk kanë paguar drita nga 1999, detyrohen të paguajnë faturat.
“Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, ka shkruar e para e shtetit në një postim në Twitter.
Osmani ka thënë se zbatimi i marrëveshjes është hapi kyç përpara.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri, duke thënë se ky dakordim i hap rrugë inkasimit të energjisë elektrike së shpenzuar në komunat veriore.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid