Osmani: Serbia po përdor taktika ruse për të na frikësuar
11 Prill 2023 |
17:27
Serbia po përdor taktikat ruse për të frikësuar Kosovën.
Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për “The Sun Online” ku thekson se për shkak të përplasjeve mes dy vendeve në Ballkan po krijohet një situatë shumë e rrezikshme.
Për Osmanin, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është thellësisht i lidhur me kreun e Kremlinit, Valdimir Putin, dhe po kërkojnë, sipas saj, të implementojnë të njëjtën skemë që Serbia të marrë Kosovën, ashtu siç Rusia bëri me Krimenë.
Presidentja e Kosovës kërkoi më shumë ndihmë nga Perëndimi, aspak e kursyer për t’u thënë se një konflikt në Ballkan rrezikon të destabilizojë Europën, tashmë më të brishtë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil