OVL-UÇK kundër ekspozitës për masakrat, paralajmëron protestë
Organizatat e dala nga Lufta (OVL-UÇK) dënuan sot ekspozitën për masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të shtrembëruar historinë e luftës së fundit.
Kjo organizatë paralajmëron protestë për nesër, 30 mars në Prishtinë.
Gazmend Syla nënkryetar i OVL-UÇK, theksoi se ekspozita është e mbushur me shpifje dhe e financuar me paratë e qytetarëve, duke theksuar se ajo përdhos të vërtetën e luftës dhe sakrificën e viktimave dhe dëshmorëve.
Në një konferencë për media, Syla njoftoi gjithashtu se OVL-UÇK do të organizojë një protestë të hënën në ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës.
Pas reagimeve të shumta, sot organizatorët e ekspozitës, së shfaqur së fundmi në Prishtinë: “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Integra dhe Admovere u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimave civile të luftës.
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid