Pa patentë, me maskë e shkop policie në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi qarkullonte pa leje drejtimi, e cila i ishte hequr përfundimisht.
Policia tha se gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një maskë e zezë dhe një shkop metalik që përdoret nga policia.
Forcat së Posaçme “Shqiponja” bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet pa leje drejtimi dhe që mbante sende të kundërligjshme në automjet, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij dhe në rrugën “Njazi Meka”, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi A. H., 26 vjeç, banues në Babrru, drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte hequr përfundimisht dhe drejtuesi i automjetit duhet të rifutej në kurs, për t’u ripajisur me leje drejtimi.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një maskë të zezë dhe një shkop metalik si ato të Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng