Tre pacientët e vegjël të shërbimit të Onkohematologjisë në pediatri bënë një udhëtim fantastik.
Parku i Lodrave Legoland në qytetin Bilund të Danimarkës mirëpriti vogëlushët në një ambient shumë argëtues.
Për 4 ditë fëmijët patën mundësi të shijonin pushimet së bashku me familjen e tyre.
Kjo eksperience e paharrueshme për ta u mundësua nga Aeroporti Nënë Tereza.
Prof. Dr. Anila Godo, shefe e shërbimit të Onkohematologjisë në pediatri shpejgon si lindi bashkëpunimi për realizimin e këtij udhëtimi.
“U ideua dhe u mundësua krejtësisht nga aeroporti i Rinasit. Erdhën një ditë përfaqësuesit e aeroportit dhe na propozuan këtë ide shumë të bukur që kishte të bënte me një udhëtim 4 ditor, për 3-4 pacientë tanë se të zgjidhnim ne, në një qytet të vogël të Danimarkës. Ku ka një park të madhe lodrash që quhet Legoland. E bukura ishte që këto fëmijë propozoheshin që të shkonin bashkë me familjen, me prindërit, me një vëlla, me një motër. Ne zgjodhëm 3 fëmijë, me patologji të ndryshme. Një me talasemi, hemofili dhe një me leucemi. Ishte dhe e vështirë duhet të zgjidhje fëmijë që ishin mirë në këto momente nga shëndeti, që të mund të udhëtonin dhe të gëzonin këtë udhëtim të bukur. U pranua që të shoqëroheshin dhe nga një personel”, tha Godo.
Nisma të tilla humanitare nuk janë vetëm zbavitës për fëmijët, por e gjithë kjo ndihmon në terapitë e tyre mjekësore tregon Anila Godo.
Projekte të tilla do të përsëriten sërish për fëmijët, duke ju dhuruara atyre një botë me më shumë ngjyra.
LEXONI GJITHASHTU: