Pacientit i ngec mishi në fyt, mjeku që ia hoqi: Kishte 12 orë i bllokuar
Ushqimet edhe pse në dukje të zakonshme, mund të kthehen në rrezik për shëndetin tonë nëse nuk i konsumojmë siç duhet, sidomos për sa i përket sasisë që kapërdijmë.
Një pacient 64-vjeçar ka pasur një komplikim teksa ishte duke konsumuar mish, gjë që mund të kishte edhe komplikime të mëtejshme.
Ekipi i Pulmologjisë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën pacientit, pasi një copë e mishit pas gëlltitjes ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Artan Haxhia, pneumolog në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se rasti ka ndodhur më datë 5 maj ndërkohë që pacienti kishte 12 që ishte bllokuar.
Më tej ai shtoi se pacienti shkoi në spital në gjendje të rënduar por që për fat të mirë ia dolën që të ja nxirrnin me sukses.
“Rasti ka ndodhur më datë 5 të këtij muaji, ishte pasdite dhe vjen një pacient me një grafi të thjesht, që nuk shihej asgjë. Na zgjati 12 orë për ta nxjerrë trupin e huaj. Pacienti erdhi në gjendje të rënduar, mirë po për fat të mirë ia dolëm që t’ia nxjerrim. Mishi ishte një biftek, por nuk ishte bërë mirë procesi i përtypjes”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)