Padia e Macron ndaj Candace Owens për shpifje mbi identitetin e Brigitte Macron

24 Korrik 2025 | 09:26

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Macron, kanë depozituar një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër influencueses amerikane Candace Owens. Padia lidhet me përhapjen e një lajmi të rremë që pretendon se Brigitte Macron “ka lindur burrë” një gënjeshtër që Owens e ka promovuar gjerësisht përmes videove të saj.

Kjo tezë e rreme, e cila ka qarkulluar në mediat sociale në Francë që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, u përhap masivisht jashtë vendit, duke gjetur terren të veçantë në SHBA pas videos së publikuar nga Owens në mars 2024. Prej janarit 2025, influencuesja amerikane ka vazhduar ta promovojë këtë histori në një seri përmbajtjesh të titulluara “Becoming Brigitte”.

Sipas avokatëve të çiftit Macron, Candace Owens ka qenë e vetëdijshme për pavërtetësinë e këtyre pretendimeve dhe ka refuzuar çdo kërkesë për korrigjim, duke e përdorur këtë “fushatë shpifëse” për të fituar vëmendje dhe përfitime financiare. Influencuesja ka aktualisht 6.9 milionë ndjekës në X (Twitter) dhe 4.7 milionë në YouTube, çka i ka dhënë një përhapje të gjerë lajmit të rremë.

Lajmi i rremë, i cili është përhapur edhe nga teoricienë konspiracioni, skepticë të Covid-it dhe grupe ekstremiste në Francë, pretendon se Brigitte Macron, me mbiemrin e lindjes Tronier, nuk ka ekzistuar ndonjëherë si grua, por se identitetin e saj e ka marrë vëllai Jean-Michel pas një ndërhyrjeje për ndryshim gjinie.

Në shtator të vitit të kaluar, dy gra që kishin ndarë këtë lajm të rremë, Natasha Ray dhe Amadine Roy, u dënuan nga gjykatat franceze me kompensime financiare për Brigitte Macron dhe Jean-Michel Tronier. Megjithatë, më 10 korrik, ato u liruan nga disa nga akuzat në një shkallë të dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara

Janë zbardhur detajet e mbledhjes së kësaj të hëne të Parlamentit dhe arsyet e mbajtjes së dy seancave brenda së njëjtës ditë. Sipas burimeve për...
09:04 | 27/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026