Paga 1200 euro për mjekët është e arritshme sipas deputetes së PD
“Premtuan në program që mjekët do të kishin një pagë 1100 dollarë bruto, në fakt aktualisht nuk ka një nivel të tillë page. Deri më 9 shtator unë kam qenë mjeke dhe paga ime nuk është e tillë. 6% që premtohet si një rritje, është rritja e nivelit bazë të rrogës së një mjeku. Mjeku ka një bazë shumë qesharake, do më vinte turp ta thosha, është 140 mijë lekë të vjetra dhe mbi këtë bëhet rritja. Ky është një dinjitet i munguar i shëndetësisë shqiptare”, tha znj. Gjergji.
Deputetja e opozitës u shpreh se rritja e pagës në nivel 1200 euro siç PD premtoi gjatë fushatës është i mundshëm pasi kemi disa afera që lidhen me koncesionet dhe të ardhurat nga prishja e këtyre kontratave do të shkonte për këto mjekë.
“Pa dinjitet të mjekut Shqipëria nuk do të ketë asnjëherë sistem të mirë shëndetësor”, tha znj. Gjergji duke shtuar se përveç pagës, në largimin e shumtë të mjekëve kanë ndikuar edhe kushtet e vështira të punës.
Deputetja e PD u shpreh se duhet një bashkëpunim më i madh në shëndetësi dhe bëri thirrje për hetimin e abuzimeve në tregun farmaceutik dhe tenderët për maskat dhe veshjet mbrojtëse të mjekëve.
“Duhen vendosur para drejtësisë ata që kanë abuzuar me çmimet e medikamenteve pasi pati një rritje të menjëhershme të çmimeve. Qeveria duhet të kishte ushtruar një kontroll për të mos lejuar këtë rritje të çmimit të antiviralëve”, tha Gjergji.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital