“Paga 900 euro”, ministrja Ibrahimaj sqaron se ku do i gjejë paratë qeveria
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se ku do t’i gjejë qeveria paratë për të përmbushur premtimin e pagës mesatare 900 euro.
“Ne kemi ndërmarrë këtë reformë të madhe për administratën publike duke rishikuar jo vetëm nivelin e pagave, por edhe hierarkinë e pagave, duke u munduar që të krijojmë një sistem të qëndrueshëm i cili do t’i rezistojë kohës pasi edhe pas vitit 2024 ne kemi parashikuar se do të vazhdojmë me indeksimin e pagave, në mënyrë që të mos jetë më e nevojshme një rritje kaq e madhe, por pagat të sistemohen me indeksin e çmimeve të konsumit dhe të kemi një stabilitet në politikën e pagave të administratës publike.
Për të bërë këtë ne sigurisht kemi bërë analiza të thelluara makroekonomike, të buxhetit, të ndikimit që kjo reformë ka në buxhet dhe kemi parashikuar që në harkun kohor nga vitit 2023 deri në vitin 2031, pasi reforma të tilla duhet të shihen në perspektivë, nuk është e nevojshme vetëm që të alokohen fondet brenda një viti apo dy vitesh dhe të gjenden burime për një vit apo dy, por këto janë reforma që kanë ndikim në vazhdimësi në ecurinë e pagave,” – deklaroi Ibrahimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Rindërtimi shumë larg përfundimit”, Ibrahimaj i përgjigjet Tabakut me një foto
- Ibrahimaj: Rritja ekonomike në 2022 përtej pritshmërive falë këtyre sektorëve
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë