Ibrahimaj: Rritja ekonomike në 2022 përtej pritshmërive falë këtyre sektorëve

31 Mars 2023 | 10:48

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha në një deklaratë për mediat se rritja ekonomike në vitin 2022 ishte përtej pritshmërive.

Ibrahimaj u shpreh se rritja me 4,84 për qind për 2022 i atribuohet kryesisht sektorëve të tillë si ndërtimi dhe turizmi.

“Sektorët e lidhur drejtpërdrejt me turizmin u rritën me 10.12% krahasuar me 2021, ndërsa qarkullimi me ato industri të lidhura drejtpërdrejt me turizmin kanë pasur një rritje prej rreth 40%. Në vitin 2022, hynë 7.5 milionë shtetas të huaj, në krahasim me 5.7 që ishte një vit më parë. Nëse e krahasojmë me vitin 2019, kemi një rritje me 1 milionë shtetas të huaj”, tha Ibrahimaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në...
16:40 | 10/07/2026

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në...
16:35 | 10/07/2026