Pagat e ulëta ulin fuqisë blerëse për festa në Vlorë, ankohen qytetarët

20 Dhjetor 2022 | 14:12

Tashmë është kthyer në traditë rritja e çmimeve në prag të festave. Por duket se ndryshe ndodh në Vlorë, ku çmimet e produkteve më të kërkuara nuk kanë pësuar rritje. Përpos këtij fakti, shitësit ankohen se nuk ka blerje.

“Çmimet kanë qenë pothuajse normal deri tani. Shpresat janë që pak a shumë të lëvizin vetëm gjëra të vogla. Blerje? Deri tani jo. Disa gjëra janë më lirë, gjëra më shtrenjtë nga vjet nuk ka”, tha një tregtar.

“Çmimet si kanë qenë janë, njësoj si vjet dhe sivjet një çmim kanë, nuk ka blerës. Ai prodhim është por qytetarët nuk kanë lekë”, tha një tjetër.

Që qytetarët nuk kanë të ardhura për të bërë pazar e thonë edhe vetë.

“Të shtrenjta janë, kemi një dyqan që marrim me të lira, po këtu janë të shtrenjta”, u shpreh një e moshuar.

“Çmimet janë njësoj, edhe nuk marr por nuk ka çmime. Varet nga rrogat që kanë njerëzit, unë mirë jam se kam pensionin pak të lartë”, tha një tjetër.

Nga ana tjetër mishi dhe produktet e tij kanë pësuar rritje të çmimit.

“Çmimi i mishit rritjen e ka pasur shumë të pakët në krahasim me vitet e tjera por tundohemi te mishi i vendit. Blerje ka se njerëzit interesohen për festat por janë ulur përqindja e njerëzve, nuk janë si kanë qenë vitet e tjera. Më i shtrenjtë 10 përqind mishi i viçit dhe i gicit”, tha një tregtar.

Mungesa e fuqisë blerëse penalizon tregtarët ndërsa qytetarët e kanë të pamundur të plotësojnë dëshirat për një tavolinë të pasur për festat e fundvitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026