Paketa e re fiskale nxit informalitet në industrinë e qumështit, sipas Hoxhës
Sektori i prodhimit të qumështit po has shumë vështirësi ekonomike. Sfidat kanë nisur që me pandeminë, për t’u bërë akoma me komplekse për shkak të luftës në Ukrainë.
Kështu u shpreh në emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania Donjaldo Hoxha nga Industria e përpunimit të qumështit.
“Kostot e ushqimit, kostot e punimit të tokës dhe nafta janë shtuar e cila ka bërë që ata të gjenden në një situatë të vështirë dhe të pamundur për të përballuar kostot e tyre dhe ndërhyrja si nga ana e qeverisë dhe aktorëve të tjerë të fushës është e domosdoshme. Shoqata jonë prej muajsh ka bërë kërkesë që skemat e subvencioneve të orientohen në një mbështetje të drejtpërdrejtë të blegtorit në mënyrë për t’i amortizuar dhe për t’i ulur kostot e shumta që janë shtuar, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim”, tha Hoxha.
Për paketën e re fiskale, Hoxha tha se nuk nxit prodhimin por përkundrazi, shton informalitetin.
“Paketa e re fiskale hoqi 6% të rimbursimit, shtoi 10% TVSH-në e inputit bujqësor, shtoi një akcizë të re për gazin 6 lek për litër e cila do implimentohet nga data 6 korrik 2022, ndërsa skemat e subvencioneve që dolën në mars nuk u orientuan drejt prodhimit, por u orientuan drejt skemës për krerë e cila nuk nxit prodhimin, madje nxit akoma më shumë informalaritetin”, tha Hoxha
Hoxha shpjegoi se si shfaqet informaliteti në industrinë e qumështit.
“Janë dy elementë, në radhë të parë informalitetin e lartë i cili lulëzon në sektorin e qumështit dhe atë të përpunimit, 11% e sasisë së prodhuar të qumështit kalon nëpër pika grumbullimi apo përpunimi të licencuara në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër është totalisht në një informalitet”, tha Hoxha.
“Elementi i dytë është energjia elektrike për arsye se të gjitha linjat tona të përpunimit, paketimit dhe ambalazhimit punojnë të gjitha me energji elektrike, por një pjesë të operatorëve të përpunimit të qumështit kemi dyfishimin e kostos së energjisë elektrike, kemi edhe gazin i cili është dyfishuar në krahasim me çmimin normal të operimit të tij”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve