Paketa fiskale, Alban Zusi: Nuk ka pasur konsultime, 6% për fermerët i papërballueshëm

16 Nëntor 2021 | 21:12

Alban Zusi, shoqata e Industrialistëve Ushqimorë thotë se qeveria nuk është konsultuar me grupet e interesit për ndryshimet e fundit për TVSH mbi fermerët dhe prodhuesit.

Sipas tij ka një prekje të qenësishme në mënyrën se si funksionon ekonomia jo thjesht taksat e një kategorie të caktuar dhe konsulta ishte e domosdoshme.

“TVSH për fermerët me 6% njerëzit kujtojnë se është vetëm bujqësia, por bujqësia po t’i bashkëlidhësh industrinë ushqimore dhe të gjithë sektorët që janë të bashkëlidhur shkon në 40-45% të GDP-së së vendit. Të prekësh këtu pa konsultim publik është guxim shumë i madh”, deklaroi z. Zusi.

Ai shtoi se “kjo ndërhyrje tregon se (qeveria) vetëm vizion nuk ka” dhe paralajmëroi se si “9-12% mund të ketë rritje të çmimeve vetëm për efekt të taksave për fermerët dhe prodhuesit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026