“Palestina qeveriset nga Hamasi, nuk kanë faj palestinezët” – Izraeliti flet hapur
Ka shumë izraelitë që kanë ndërtuar biznese ose kanë bashkëpunime me vendin tonë. Ndër ta është edhe Joseph Vanken, i cili aktualisht është në Shqipëri dhe sot do ta kemi në studio.
Ai udhëton çdo javë nga Shqipëria në Izrael. Familja e tij është në Izrael dhe po kalon momente të vështira gjatë këtyre ditëve.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albaninas në Euronews Albania ai tha se populli palestinez është i pafajshëm në konfliktin e ashpër me Izraelin, pasi Palestina qeveriset nga organizata terroriste e Hamasit.
“Njerëzit e Palestinës janë duke u qeverisur nga Hamas që është një organizatë terroriste, kështu që njerëzit e Palestinës nuk kanë një zgjidhje tjetër veçse të dëgjojnë çfarë thonë ata, kështu që ka një presion të përditshëm te marrëdhëniet mes njerëzve të Palestinës dhe Izraelit. Mendoj se njerëzit e Palestinës janë shumë të mirë por për shkak të qeverisjes janë të drejtuar në zgjedhjet që përcaktohen nga ata. Njerëzit atje e ndiejnë se Hamas është një organizatë terroriste dhe duhet të ikë po kanë edhe frikë për jetën e tyre”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë