Palestinezi tregon si shpëtuan: Ikëm 90 persona mes bombardimeve për në jug të Gazës
Palestinezi Ibrahim AlAgha tregoi për “Good Morning Albanians” se si arriti të evakuohej së bashku me 90 personat të cilët ishin mbledhur të gjithë në një shtëpi, pas shpërthimit të luftës në Gaza. Ai tha se janë larguar të gjithë me makinë dhe kanë shkuar për në jug të Gazës.
“Babai im kishte një makinë, kështu që u larguam të gjithë me atë. Kështu lëvizëm për në jug. Rruga ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, ne nuk e dinim nëse do ia dilnim. Ishte e rrezikshme sepse gjatë gjithë kohës kishte bombardime, raketa që hidheshin në ajër e në qiell.
i pyetur nëse pati ndonjë aksident gjatë rrugës së tij ai tha:
“Unë jo, por pash shumë njerëz makinat e të cilëve u goditën nga bombardimet në momentin që kanë qenë duke tentuar të evakuohen”,-tha palestinezi.
Ibrahim AlAgha dhe gruaja e tij Hamida po kalonin disa pushime të zgjatura në Gaza kur filluan sulmet ajrore izraelite në këtë territor. Çifti, të cilët janë shtetas irlandezë, kishin dashur që tre fëmijët e tyre të lindur në Dublin të njihnin të afërmit e tyre palestinezë dhe të mësonin për gjuhën dhe kulturën. Por familjes iu desh të përballej me shpërthimet.
Ata u strehuan në shtëpinë e prindërve të Ibrahimit në qytetin jugor të Khan Younis. Ndërsa më shumë njerëz u larguan nga jugu i Gazës, atyre iu bashkuan të afërmit dhe miqtë për të qëndruar dhe shtëpia mblodhi gati 90 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konflikti te Kepi i Rodonit, administratorja: Si ka lindur konflikti për pronën
- “Shkulën rrjetin elektrik”- Administratorja: Si ndodhi konflikti me Mark Frrokun
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë