PAMJE/ Spektakël me dronë në Vlorë, në qiell shkruhet: Gëzuar, 113 vjet Pavarësi
Mbrëmja e sotme në Vlorë është ndezur me një spektakël magjik dronësh, i cili ka ndriçuar qiellin mbi qytetin bregdetar, duke krijuar një atmosferë emocionuese për mijëra qytetarë që festojnë Ditën e Pavarësisë. Qindra dronë u ngritën njëkohësisht, duke formuar në qiell simbolika kombëtare dhe mesazhe urimi.
Në sfond të ritmeve festive, dronët risollën në qiell ngjyrat kuqezi, figurën e shqiponjës dykrenare, si dhe mbishkrimin “Gëzuar Pavarësia”, çka u duartrokit me entuziazëm nga të pranishmit. Spektakli u shoqërua me thirrje gëzimi, flamuj të valëvitur dhe emocione të forta në këtë ditë historike për shqiptarët.
Shumë qytetarë e kanë cilësuar këtë performancë si një ndër shfaqjet më mbresëlënëse të 28 Nëntorit, duke e kthyer Vlorën edhe një herë në qendrën simbol të festimeve mbarëshqiptare.
Qielli i qytetit u transformua në një skenë gjigante drite, duke sjellë një përjetim unik për banorët dhe vizitorët që mbushën sheshet dhe bulevardet.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 11:34 Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 11:28 Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara
- 11:15 Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 11:10 Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
- 11:00 Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
- 10:49 Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim