PAMJE | Ushtarët rusë qëllojnë për vdekje dy civilë

12 Maj 2022 | 10:25

Ushtarët rusë qëlluan dy civilë ukrainas të paarmatosur teksa po largoheshin nga një pikë shitje automjetesh në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

CNN ka siguruar video pamjet e kësaj ngjarjeje, që tani po hetohet si një krim lufte nga prokurorët ukrainas.

Të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me të ashtuquajturat rregulla të luftës, të cilat ndalojnë shenjëstrimin e civilëve.

CNN ka identifikuar viktimat.

Njëri ishte pronari i pikës së shitjes së automjeteve, familja e të cilit nuk dëshiron të bëhet publik me emër. Tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një gjysh 68-vjeçar që punonte si roje atje.

Vajza e tij, Julia, nuk mund do ta shohë videon e ditës së vdekjes së të atit, por po e ruan në mënyrë që një ditë t’u tregojë fëmijëve, që të mos e harrojnë sa të egër ishin pushtuesit.

“Ata janë xhelatë”, tha ajo për CNN. “Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur”.

CNN ka kërkuar koment nga Mnistria ruse e Mbrojtjes, por nuk ka marrë përgjigje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026