English

Pamjet e kasolles ku 19-vjeçarja groposi të atin, pikëpyetjet e hetuesve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngajrje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 19-vjeçare ka vrarë dhe ka groposur pranë banesës babanë e saj 50-vjeçar.

- Advertisement -

Hygerta Meta, 19-vjeçe, ekzekutoi me armë zjari të atin Pëllumb Meta, e mbështolli dhe e groposi në kasollen që shihni në videon e mësipërme.

Objekti ku u gropos 50-vjeçari ndodhet disa metra larg banesës në fshatin Shën Vlash.

Duke u nisur dhe nga përmasat fizike të vajzës, grupi hetimor ka dyshime se ajo nuk mund ta ketë kryer e vetme krimin.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar rolin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar, përfshirë nënën dhe 2 vëllezërit e 19-vjeçares.

Në dëshminë e saj në polici 19-vjeçarja ka deklaruar se e ka ekzekutuar të atin pas konflikteve të përditshme pasi donta ta fejonte pa dëshirë.

“Ajo ka thënë se babain e ka vrarë pasi donte ta fejonte me një person që nuk e donte. Vajza ka deklaruar në polici se kishin përditë konflikte dhe zënka për këtë shkak”, bëri me dije korrenspodentja e Euronews Albania Kloida Gjuzi.

50-vjeçari u deklarua i zhdukur nga familjarët 10 ditë më parë, ndërkohë që makina e tij u gjet e braktisur në Parkun Rinia në Durrës. Hetuesit po punojnë për të gjetur personin që ka bërë transportimin e makinës në atë zonë, ku sipas deklarimeve të vajzës ka qenë vetë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?