Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Sarandë, pasagjerët dalin dhe shpëtojnë

5 Prill 2025 | 12:22

Një autobus është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit.

Policia thotë se flakët kanë rënë kur autobusi ka qenë në lëvizje duke transportuar pasagjerët e linjës Tiranë-Sarandë.

Pasagjerët i ka kapur paniku dhe por fatmirësisht të gjithë kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

Sipas policisë shkak i flakëve dyshohet se është bërë një një defekt në motor, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Tiranë-Sarandë, me drejtues shtetasin Gëzim Allkushi.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026