PAMJET/ Policia sekuestron arsenal armësh në Fushë-Krujë, në kërkim Ylli Zalla
Policia e Shtetit ka nisur aksionet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vrasjes së Gilmando Danit dhe plagosjes së efektivit të AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Gjatë një operacioni këtë të premte në Nikël është zbuluar një arsenal i konsiderueshëm armësh dhe municioni, i cili dyshohet të ketë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.
“Gjatë kontrolleve u zbulua një banesë në fshatin Zall, ku u gjetën: -3 kallëpë tritol; -12 granata dore sulmuese; -sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina); -3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; -4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; -6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; -2 kg e 25 gramë Cannabis”, njofton policia.
Pronari i banesës, shtetasi Ylli Zalla, 48 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon intensivisht për kapjen e tij dhe për të zbardhur lidhjen e mundshme me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Njoftimi i plotë i policisë
“Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.
Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia
- 12:59 E pazakontë apo e parashikueshme? Si po e dominon Evropa Kupën e Botës
- 12:47 Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të ndërlikojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës
- 12:45 Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
- 12:34 Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran