Në kërkim pas zbulimit të arsenalit të armëve në Fushë-Krujë, ky është Ylli Zalla
Ky është 48-vjeçari Ylli Zalla, i shpallur në kërkim nga policia pas zbulimit të një arsenali armësh në fshatin Zall të Fushë-Krujës.
Gjetja e këtyre armëve vjen vetëm tre ditë pas atentatit në Rinas, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe u plagos rëndë 40-vjeçari Mustafa Sheqeri.
Ylli Zalla ka precedent penal në të njëjtën fushë pasi është arrestuar në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale.
Në atë kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.
Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Në këto foto më poshtë mund të shihet ndryshimi drastik i tij ndër vite ku shfaqej me mjekër dhe pozonte edhe me kallash në duar.

LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 14:22 SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit që nga viti 1979
- 14:09 Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore